Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tritol banesës së ish-partneres së Laert Haxhiut, Karamuço: Mesazh i koduar, po hetohen disa pista
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se tritoli i vendosur në banesën e ish partneres së Laert Haxhiut, është mesazh i koduar për këtë të fundit. Në një intervistë, Karamuço u shpreh se po hetohet në lidhje me disa pista. Ai shtoi se rivaliteti mes grupeve kriminale, mund të jetë një nga pistat. “Ka disa pista. Ky shpërthim ishte një mesazh. Nuk ka pasur dëm të madh material. Është vedosur që të merret ai mesazh, të krijohet ideja e frikës dhe pasigurisë. Mesazh i koduar që i çohet këtij personazhi në burg. Është personazh që ka krijuar probleme edhe me sigurinë në burg aty ku ndodhet. Të shikojmë se çfarë do të thotë policia”, theksoi Karamuço.