Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Greqi: Grevë e përgjithshme kundër orëve shtesë të punës
"Unë nuk mund të punoj 13 orë në ditë dhe këtë nuk mund ta kërkoj as nga punonjëset e mira", thotë Anni, shefe e sallonit të bukurisë "64" në Pagrati, në qendër të Athinës. Ajo është e bindur, se as klientet e saj nuk mund të jenë të kënaqura me një stiliste, e cila është rropatur 13 orë në në punë gjatë gjithë ditës. Ndaj ajo shtron pyetjen, përse ministrja e Punës, Niki Kerameos dëshiron patjetër të mundësojë me ligj ditën me 13 orë pune. Ministrja në shumë intervista e shpjegon planin e saj: Synohet vetëm një rregull përjashtues, për vetëm 37 ditë në vit e kjo madje është "në interes të punëmarrësve". Sindikatat e Greqisë e refuzojnë planin e ministres dhe përpiqen ta rrëzojnë projektligjin për...