Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Chivu: Perfeksioni nuk ekziston, por jam i lumtur dhe krenar për këtë Inter
1 Tetor 2025 7:53 Alfred Lleshi Pas fitores 3-0 kundër Slavia Prague në Champions, Cristian Chivu u shfaq i kënaqur me paraqitjen e Interit: “E trajtuam si një ndeshje serioze e të rëndësishme. Patëm qëndrim të madh. Kur humbet nuk është mirë, kur fiton ka entuziazëm. Duhet ekuilibër. Djemtë u përpoqën të kënaqeshin duke ruajtur sjelljen e duhur dhe vëmendjen maksimale”. Trajneri zikaltër vlerësoi progresin: “Skuadra po rritet, që nga fillimi i sezonit lojtarët janë sjellë mjaft korrektë”. Për Thuram sqaroi: “Ai tha se kishte një ngërç. Do të bëhen kontrolle mjekësore, shpresojmë të mos jetë asgjë serioze”. Chivu foli edhe për rotacionin: “Ishin vetëm 72 orë nga ndeshja e fundit. Doja t’u jepja mundësi lojtarëve me pak minuta dhe të pushoja të tjerë, por pa...