Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
E mbylli ndeshjen para kohe duke çaluar, Thuram mban me “gajret” veten dhe Interin
1 Tetor 2025 7:59 Alfred Lleshi Fitorja e lehtë ndaj Slavia Praga në Champions League la një shenjë shqetësimi tek Interi. Pas aksionit të golit të tretë, Marcus Thuram u zëvendësua, sepse ndjeu një kontrakturë pranë bicepsit femoral të këmbës së majtë. Për momentin, shkalla e dëmtimit nuk është e qartë, por sulmuesi qetësoi menjëherë stafin mjekësor duke thënë se kishte ndjerë vetëm një dhimbje pas sprintit. Në pankinë, Thuram nuk dha shenja alarmuese, edhe pse pas ndeshjes doli duke çaluar, me një fashë dhe akull të vendosur në zonën e prekur. “Jam mirë, mendoj se është diçka e vogël. Nuk besoj të jetë ndonjë gjë e rëndë”, – deklaroi ai pas sfidës. Sulmuesi francez do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në ditët në vijim për...