Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
FIFA gjobit Serbinë, boshatis 20% të stadiumit për ndeshjen e 11 tetorit me Shqipërinë
Adriatik BALLA Serbia do të presë Shqipërinë më 11 tetor në stadiumin e vogël të Leskovacit, ndërkohë që FIFA i dha dje një tjetër goditje, pasi një pjesë e stadiumit do të rrijë e boshatisur e nga ana tjetër një gjobë e rëndë financiare iu faturua federatës serbe. Natyrisht, për Shqipërinë kjo nuk paraqet problem, skuadrës tonë i duhet motivim, formë e mirë sportive dhe ambicia për të marrë pikët maksimale, pasi ndeshja Serbi-Shqipëri e 11 tetorit është vendimtare për të dyja skuadrat në garën e tyre për eliminatoret e Botërorit në grupin K, të paktën për vend të dytë. Kjo pasi vendin e parë e mbajnë anglezët që janë shkëputur në kryesim pasi i kanë fituar të gjitha ndeshjet deri tani. Ndëshkimi i Serbisë...