Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Goca dhe Gra” rikthehet në ekran, këtë sezon me panel ‘special’ burrash
Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” rikthehet në ekranin e Top Channel çdo të martë në orën 12:00, me një sezon që ka tërhequr vëmendjen e publikut që nga paralajmërimi i parë. Diferenca kryesore e këtij sezoni është një “prank” i vogël për teleshikuesit: paneli u prezantua fillimisht si i përbërë nga pesë burra të suksesshëm – Edi Manushi, Nard Ndoka, Sinan Hoxha, Blendi Salaj dhe Laert Vaili – duke krijuar kureshtje dhe diskutime në rrjetet sociale. Megjithatë, ky ishte vetëm një shaka për publikun. Në krye të panelit rikthehet Rudina Dembacaj, e cila do të shoqërohet nga ish-deputetja dhe prezantuesja Ori Nebiaj, këngëtarja dhe finalistja e Big Brother VIP 4, Rozana Radi, aktorja e njohur Ema Andrea dhe influencerja e rrjeteve sociale, Sherina Spahiu....