Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ervin Karanxha: Presidenti duhet të kërkojë informacion nga Kushtetuesja për rastin Veliaj
Ish-prokurori Ervin Karanxha ka komentuar zhvillimet ligjore dhe institucionale që lidhen me shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren nga Presidenti i Republikës. I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, Karanxha theksoi se Presidenti duhet të kërkojë informacion zyrtar nga Gjykata Kushtetuese për statusin e ankimimit të bërë nga Veliaj, përpara se të marrë një vendim për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në kryeqytet. “Ky nuk është një rast i zakonshëm vetëm për Tiranën, por ka të bëjë edhe me disa bashki të tjera,” tha Karanxha, duke iu referuar vakancave të krijuara nga ish-kryebashkiakë që tashmë janë deputetë. Ai sqaroi se ligji për vetëqeverisjen vendore, konkretisht neni 61, parashikon...