Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Berisha më kërkoi të kandidoj”, Alimehmeti tregon pse refuzoi garën për Tiranën: Kam vizion tjetër
Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe një nga emrat e përfolur si kandidat i mundshëm i Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore në kryeqytet, ka sqaruar pozicionin e tij në lidhje me këtë çështje. I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Alimehmeti tha se nuk ka refuzuar zyrtarisht kandidimin, por theksoi se karakteristikat e tij janë më të përshtatshme për një garë tjetër, me rregulla të qarta dhe të ndershme. Ai zbuloi se i është bërë kërkesë nga Sali Berisha për të marrë pjesë në garë, por nënvizoi se vizioni i tij është afatgjatë dhe kërkon reforma më të thella në PD, duke lënë të hapur mundësinë për kontribut në forma të tjera. “Jo se kam refuzuar po karakteristikat time janë...