Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zbulohet blloku i korrupsionit, Karamuço: SPAK drejt arrestimit të një deputeti
Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka bërë një paralajmërim të fortë në një intervistë për “Euronews Albania”, duke deklaruar se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është pranë lëshimit të një masë sigurie ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tij, hetimet janë përqendruar në një bllok shënimesh, i dorëzuar nga një qytetare në SPAK, ku gjenden të dhëna të detajuara për ndarjen e parave të korrupsionit dhe vendndodhjet e fshehta ku ato mbahen. “Di që së fundmi ka një hetim që po zhvillohet dhe mund të ketë masa konkrete ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Na është zbuluar një bllok. Në këtë bllok janë vënë re shënime ku ky deputet ka vënë persona të tjerë që mbajnë shënim si do ndahen paratë e korrupsionit...