Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Konflikt kompetencash!”, BIRN: Opozita e shqetësuar për dublimin e komisioneve parlamentare
Me 16 shtator, Partia Socialiste votoi në mënyrë të njëanshme ndryshimin e Rregullores së Kuvendit bashkë me komisionet parlamentare, ku përfshihet edhe konstituimi me karakter të përhershëm i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i njohur ndryshe si komisioni “Xhafaj”. Por puna e këtij komisioni ka ngritur shqetësime për një ‘konflikt kompetencash’ me Komisionin për Çështjet Ligjore. Në mbledhjen e parë të komisionit të Ligjeve, kryetari Ulsi Manja bëri të ditur se raportimet e institucioneve të pavarura kushtetuese do të bëhen në mbledhje të përbashkëta me komisionin “Xhafaj”. “Që mos t’i thërrasim dy herë për të raportuar për të njëjtën gjë,” u justifikua Manja. Por kur deputetë të opozitës e pyetën se kush do të drejtojë mbledhjet, Manja u përgjigj me pyetjet retorike...