“Heshti për TEC-et dhe çështja McGonigal”, Bushkolaj denoncon: Ambasadorja Kim nuk ka ndërhyrë për skandalet kryesore

“Heshti për TEC-et dhe çështja McGonigal”, Bushkolaj denoncon: Ambasadorja Kim nuk ka ndërhyrë për skandalet kryesore

Gazetari Elkier Bushkolaj në një emision televiziv denoncoi rolin e dyfishtë të ambasadores amerikane Yuri Kim në skandalet kryesore të fundit në Shqipëri. Sipas tij, ndërsa Kim ka qenë aktive në presionin ndaj ish-kryeministrit Berisha me çështjen “non grata”, ajo ka heshtur krejtësisht për aferat e mëdha korruptive si rasti McGonigal dhe TEC-et lundruese, që po kushtojnë miliona euro taksapaguesve shqiptarë. Bushkolaj paralajmëroi se TEC-et, të justifikuara me emergjencën energjetike, nuk prodhojnë asnjë energji për ekonominë dhe janë kthyer në një tjetër aferë të stërmadhe, shumë afër asaj të inceneratorëve.Ai theksoi gjithashtu se heshtja e ambasadores Kim për këto çështje të rëndësishme ka ndikuar në drejtimin e drejtësisë, duke e bërë atë të paaftë të hetojë dhe ndëshkojë skemat korruptive që po shkatërrojnë vendin. Pjesë...