Situata në Gaza, Erdogan mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas vizitës në SHBA

Situata në Gaza, Erdogan mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas vizitës në SHBA

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka mbledhur pasditen e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Tema më urgjente në këtë takim, i cili ka nisur që prej orës 17:00 do të jetë situata aktuale në Gaza, ndikimi i luftës Ukrainë-Rusi, si edhe Siria. “Vendosja e një armëpushimi në rajon dhe ndikimi i agresionit në zgjerim të Izraelit ndaj vendeve përreth në sigurinë kombëtare të Turqisë do të jenë nën shqyrtim. Ndikimi rajonal i luftës Ukrainë-Rusi, e cila po i afrohet vitit të tretë, do të vlerësohet gjithashtu nga komiteti. Do të diskutohen hapat për t’i dhënë fund luftës. Ndërkohë, në takim pritet të theksohet edhe sigurimi i stabilitetit në Siri dhe integrimi i SDF-së me qeverinë qendrore”, bëjnë të ditur mediat turke. Në agjendë janë edhe...