Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Veliaj mund të bëhet “i penduar, Jorida Tabaku: Opozita gati për garën në Tiranë
Në një intervistë për Klan News, deputetja e PD-së Jorida Tabaku foli për çështjen politike më të diskutuar të momentit, vakanca për bashkinë Tiranë. “Procesi ndaj Erion Veliajt reflekton kapjen e pushtetit dhe arrogancën totale. Votimi unanim i këshilltarëve socialistë që deri dje e kishin mbrojtur, tregon që sot nuk kemi më mekanizma kontrolli dhe balanca”, tha fillimisht demokratja. Shprehu rezerva për rolin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, në këtë çështje. “Shpresoi që Presidenti të ngrihet në lartësinë e detyrës. Unë besoj tek institucionet dhe vendimet e tyre, por në këtë rast Presidenti është i kushtëzuar nga një njoftim që Gjykata Kushtetuese ka bërë. Presidenti s’mund të dekretojë një datë për Tiranën, për shkak të ankimimit i cili e pezullon shkarkimin”, sqaroi ajo. Këtë rast...