Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, eksperti Softa : Hetimit t’i bashkohet edhe një grup nga Italia

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, eksperti Softa : Hetimit t’i bashkohet edhe një grup nga Italia

Megjithëse policia shqiptare ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 48-vjeçarin Kamber Sulçaj si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç, rrethanat e ngjarjes vazhdojnë të mbeten të paqarta. Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, në një intervistë televizive, ngriti shumë pikëpyetje lidhur me këtë ngjarje. Ai vuri në dyshim arsyen zyrtare të konflikti, që sipas policisë ndodhi pas një sherri për dritat e gjata të makinës, dhe nuk përjashtoi pista të tjera, përfshirë edhe mundësinë e një inskenimi për interesa të tjera. Softa theksoi se nuk është e qartë pse autori i dyshuar ndodhej në vendin e ngjarjes dhe kush ka mbledhur gëzhojat, të cilat nuk janë gjetur në vendin e krimit, duke shtuar se këto elemente e bëjnë ngjarjen më...