Flick flet për liderin që po ndryshon Barcelonën

Flick flet për liderin që po ndryshon Barcelonën

30 Shtator 2025 17:16 Telesport Hansi Flick ka lavdëruar mesfushorin e Barcelonës, Pedri, duke e cilësuar jo vetëm si një nga mesfushorët më të mirë në botë, por edhe si një nga liderët e rinj të skuadrës katalanase. Sipas trajnerit gjerman, 22-vjeçari nuk ka vetëm talent, por edhe karakter, aq sa ka marrë rol udhëheqësi. “Pedri është zhvilluar shumë. E konsideroj lider në fushë, sepse në pozicionin e tij ai mund të jetë një lider i vërtetë”. “Ai tashmë është pjesë e grupit të liderëve të skuadrës. Flas shpesh me të. Kur ka një mendim ndryshe, ai e shpreh lirshëm. Kjo më pëlqen tek ai”.