Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Shkarkimi i Veliajt, antikushtetues”/ Maliqi: Opozita në protesta pas publikimit të raportit të OSBE
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka komentuar situatën politike në vendin tonë, teksa e ka konsideruar shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj si antikushtetues. I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Fronline’ të moderatores Marsela Karapanço, Maliqi tha se zgjedhjet në 6 bashkitë e mbetura pa kryetar, duhet të ishin zhvilluar. Po ashtu ai tha se shkarkimi i Veliajt është bërë për të tërhequr vëmendjen nga publikimi i OSBE-ODHR për zgjedhjet e 11 majit. “Unë mendoj që duhet të ishin mbajtur zgjedhjet në 6 bashkitë. në 2007 unë dhe i ndjeri dhe Gert Bogdani, në momentin që kemi bërë betimin, është shpallur brenda 48 orëve vakanca dhe brenda 45 ditëve u bënë zgjedhje. Tani jemi shumë vonë, ka tre javë që ka nisur Parlamenti dhe janë betuar deputetët. Unë mendoj që Rama këtë shkarkim antikushtetues mund ta bënte më përpara. Por e bëri në këto momente kur pritetet edhe...