Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bota e futbollit në zi, portieri 19-vjeçar nuk i mbijeton dot dëmtimit të rëndë në kokë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin spanjoll. Portieri i ri Raul Ramirez Osorio, vetëm 19 vjeç, ka humbur jetën pas një goditjeje të fortë në kokë gjatë ndeshjes mes Colindres dhe Revilla, e vlefshme për ligën e pestë spanjolle. Incidenti ndodhi të shtunën, kur Osorio ra pa ndjenja në fushë dhe pësoi arrest kardiak. Trajneri i tij reagoi menjëherë duke i dhënë frymëmarrje artificiale, ndërsa një studente e infermierisë që ndodhej si spektatore arriti ta rikthente përkohësisht me manovra shpëtimi. Futbollisti u dërgua në gjendje kritike në spitalin Marqués de Valdecilla në Santander, ku u shtrua në kujdes intensiv. Pas dy ditësh luftë për jetën, mjekët konfirmuan ndarjen e tij nga jeta. Klubi i tij, Colindres, reagoi fillimisht me një mesazh shprese për gjendjen...