E pushuan nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve (EMRAT)

E pushuan nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve (EMRAT)

FOTO ILUSTRUESE KAVAJË-Një incident është shënuar në Kavajë, ku një 48-vjeçar ka dhunuar drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve. Altin Allajbej dhunoi fizikisht Oltion Dauti pas ndërprerjes së kontratës së punës në këtë ndërmarrje. Mësohet se 48-vjeçari përveçse e ka dhunuar, gjithashtu e ka kërcënuar Dautin nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike. Njoftimi i Policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për shkak të ndërprerjes së kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime Kavajë, ka goditur me grusht, drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., të cilin gjithashtu e ka kanosur nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI