Tiranë/ Vodhi dy dyqane duke kërcënuar shitëset me thikë, pranga 31-vjeçarit

Tiranë/ Vodhi dy dyqane duke kërcënuar shitëset me thikë, pranga 31-vjeçarit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Targeti”. Dy raste të vjedhjeve në 2 subjekte të kryera gjatë 2 muajve të fundit janë zbardhur nga Policia e Tiranës. Autori 31-vjeçar është arrestuar nga policia, ndërsa është identifikuar se gjithashtu në një prej rasteve të vjedhjeve ka përdorur thikë duke kanosur shitësin. Konkretisht, dyshohet se ky shtetas: -më datë 03.09.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke kanosur shitësin, me mjet prerës (thikë); -më datë 28.08.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Skënder Kosturi”. Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 31-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”.