Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pensionet indeksohen me 2.5 për qind, Ibrahimaj: Vendimi hyn në fuqi nga 1 tetori. Paga minimale, 50 mijë lekë
Nga 1 tetori, pensionet do të indeksohen me 2.5% ose, thënë ndryshe, rreth 500 lekë më shumë për ata që marrin pension urban dhe rreth 300 lekë më shumë për ata që marrin pension rural. “Norma e indeksimit 2.5% pasqyron rritjen e çmimeve për shportën e pensionistëve. Indeksimi është rregullim i pensioneve sa i takon çmimeve, jo rritje. Reforma e pensioneve është në proces, nuk është një vendim që mund të merret shumë shpejt. Ne kemi objektiv rritjen e pensionit minimal dhe atij mesatar”, tha Delina Ibrahimaj, Ministre për Ekonominë dhe Inovacionin. Gjatë konferencës, ministrja Delina Ibrahimaj u ndal edhe te rritja e pagës minimale, duke shpjeguar se për biznesin do të ketë një periudhë lehtësimi nga kostot. “Paga minimale do të shkojë në 50...