Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becheti
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë, ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becheti, të cilit iu ulën 5 vite nga vendimi i Shkallës së Parë në aplikim të nenit 55 që parashikon bashkimin e dënimeve. Treshja e Apelit që mori vendimin ishte e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani ndryshuan pjesërisht vendimin për një pjesë të dënimit. Në 2022, Gjykata e Tiranës pra shkalla e parë e dënoi Bechetin me 17 vite burg për 4 vepra penale, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, krijimi i skemave mashtruese, pastrim parash dhe falsifikim. Mouro de Renzis me 12 vite burg, nga 16 vjet burg që e dënoi Gjykata e shkallës së parë Tiranë. Apeli la në fuqi vendimin për Eriona Troplinit...