Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pa efekte anësore! Ekstrakti i kanabisit mund të trajtojë dhimbjen kronike të mesit
Një ekstrakt i nxjerrë nga bima e kanabisit redukton dhimbjen kronike të mesit pa rrezikun e varësisë, thotë një studim. Shkencëtarët e një shkolle mjekësore në Hanover të Gjermanisë thonë se trajtimi i bazuar te bima e kanabisit mund të jetë “i pari që s’krijon varësi dhe i provuar klinikisht”. Zbulimi mund të ççojë drejt një strategjie “premtuese” klinike që njerëzit të trajtojnë dhimbjen pa efektin anësor të varësisë. Në eksperimentin e publikuar në Nature Mediçine për ekstraktin VER-01 u përfshinë mbi 800 persona për 12 javë. Personat që vuajnë nga kjo dhimbje kronike momentalisht “janë të kufizuar” ndaj mjekimeve anti-inflamatore që mund të shkaktojnë rreziqe afatgjata kardiovaskulare dhe gastrointenstinale. Pjesëmarrësit thanë se kishin lehtësim të dhimbjeve dhe “rënie të shtuar” të simptomave përgjatë gjashtë...