U akuza për katër vepra penale/ Dënohet me 12 vite burg biznesmeni, Francesco Becheti

U akuza për katër vepra penale/ Dënohet me 12 vite burg biznesmeni, Francesco Becheti

Francesco Becchetti TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin italian, Francesco Becchetti. Apeli fillimisht e dënoi me 17 vite burg, por tashmë i ka ulur 5 vite bazuar edhe në aplikimin e nenit 55, që parashikon bashkimin e dënimeve në një të vetëm. Gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani ishin treshja e Apelit që mori vendimin duke ndryshuar pjesërisht një pjesë të dënimit. Francesco Becchetti është shpallur fajtor për krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash. Ai u akuzua për 4 vepra penale; “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Gjykata e Apelit uli gjithashtu në 12...