Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
I ulen 5 vite, Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti
Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti, të cilit iu ulën 5 vite nga vendimi i Shkallës së Parë në aplikim të nenit 55 që parashikon bashkimin e dënimeve. Treshja e Apelit që mori vendimin ishte e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani, të cilët ndryshuan pjesërisht vendimin për një pjesë të dënimit. Ishin avokatët e Becchettit ata të cilët iu drejtuan Apelit, pas vendimit të Shkallës së Parë që e dënoi biznesmenin italian me 17 vite burg, nën akuzën se ai, përmes kompanive të tij, kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash. Becchetti u akuzua për 4 vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të...