Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Amerikanët mbrojnë UÇK në Hagë, Covey: Ishte më shumë një lëvizje, s’ka pasur komandë qendrore
Dëshmitari i katërt i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, Jock Covey, theksoi para Gjykatës Speciale në Hagë se UÇK nuk ka pasur komandë qendrore. Ai shërbeu si Zëvendës Kryesor në Administratën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nga viti 1999 deri në vitin 2001. Gjithashtu ka asistuar diplomatin francez, Bernard Kouchner. Në ditën e parë të dëshmisë së tij, Covey sqaroi se “UÇK-ja ishte më shumë një lëvizje sesa ushtri”. Ai foli për një takim i cili ishte mbajtur për t’i bindur komandantët e zonave për marrëveshjen për çarmatim. Aty, sipas ish zyrtarit amerikan, është vërejtur se marrëdhënia e Thaçit me komandantët e zonave ishte “e ndërlikuar”. “Unë nuk kam pasur asnjëherë një pasqyrë të plotë ose një kuptim shumë të mirë-...