Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Pamje që bënë xhiron e rrjetit/ Deputetja e PS merr pjesë në mbledhjen e Komisioneve me foshnjën në krah
Deputetja e Partisë Socialiste, Silva Gjuzi është shfaqur këtë të martë në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm me një “pamje të ëmbël”. Ndërsa ndjek detyrën e saj si anëtare e këtij komisioni, nuk ka lënë pas as “detyrën” e bukur të mëmësisë. Në mbledhje ajo në krah edhe foshnjën e saj, teksa kujdeset që ta ushqejë me gji, e njëkohësisht të ushtrojë edhe detyrën.