Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Sulmuesi i Kairat nuk e dinte se do luante në Champions: nuk i njihte rregullat
Nuk është ndeshja e madhe e ditës, por është sigurisht më interesantja, ndeshja klasike Davidit kundër Goliathit që merr përmasa edhe më epike në Champions League. Pas një fluturimi prej nëntë orësh, Real Madrid ka mbërritur në Kazakistan, ku do të përballet me Kairat Almaty, ekipin më të vogël dhe më pak të njohur në këtë sezon të Champions-it. Ka një ndryshim të madh në çdo aspekt, duke filluar nga ai financiar, por motivimet që i shtyjnë dy klubet janë identike, me ndryshimin e vogël se disa në Almaty nuk e dinin se mund të kualifikoheshin për në Europë përmes pozicionimit në kampionat. Është historia e çuditshme e Edmilson, i cili e gjeti veten papritur në Champions League sepse nuk i njihte me rregullat e...