Ilir Proda në Gjermani: Bashkëpunim me Policinë Gjermane për të luftuar krimin

Ilir Proda në Gjermani: Bashkëpunim me Policinë Gjermane për të luftuar krimin

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda thotë se Policia e Shqiptare e ka prioritet bashkëpunimin me Policinë Gjermane dhe agjencitë ligjzbatuese, përsa i përket shkëmbimit të informacionit, skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacionale, si dhe punës së përbashkët të finalizuar me operacione të rëndësishme për goditjen e krimit të organizuar. “Jam i bindur dhe shumë i fokusuar se vetëm duke bashkëpunuar mund të kemi sukses. Krimi po bashkëpunon gati në mënyrë globale dhe për ta luftuar duhet bashkëpunim global. Kemi një qëllim, një mision dhe s’ka asnjë arsye pse të mos punojmë bashkërisht për të bërë më të mirën për qytetarët e vendeve tona”. Këto deklarata, Ilir Proda i bëri në Gjermani ku u takua me ministrin e Brendshëm Herbert Reul, me Zv/Presidentin e...