Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Diplomimi i studentëve të Mjekësisë, Presidenti Begaj: Zgjidhni Shqipërinë! Vendi ynë ka nevojë për ju
Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë së Tiranës. Kreu i Shtetit i përgëzoi studentët për misionin fisnik që kanë zgjedhur, atë të shpëtimit të jetëve, duke i ftuar të qëndrojnë në Shqipëri për shkak të nevojës që vendi ynë ka për ta. “Sot keni përpara një horizont të gjerë mundësish, me shtigje të hapura si brenda vendit, edhe jashtë tij. Por unë ju ftoj me gjithë zemër: zgjidhni Shqipërinë. Vendi ynë ka nevojë për ju. Pranojeni këtë si mision dhe sfidë, si dhe ndërtoni këtu jetën tuaj profesionale, pranë njerëzve tuaj. Ndihmoni të forcojmë së bashku një sistem shëndetësor edhe më të mirë, edhe më modern, duke garantuar një të ardhme më të shëndetshme për qytetarët...