“Tiranës i duhet një drejtues”/ Çupi: Domosdoshmëri jo vetëm politike, bashkia duhet qeverisur

“Tiranës i duhet një drejtues”/ Çupi: Domosdoshmëri jo vetëm politike, bashkia duhet qeverisur

Qeveria ka çuar në presidence vakancat e kryetarëve në gjashtë bashki të vendit, Tiranë, Vlorë, Cërrik, Berat, Mat dhe Tepelenë. Pas dekretit nga presidenti Begaj brenda 48 orësh, i hapet rruga zgjedhjeve te parakohshme në këto bashki. Analisti Frrok Çupi u shpreh se kjo ishte e pritshme, dhe se Tirana ka nevojë për një drejtues. “Ishte e pritshme. Ligji Kushtetuta, vetëmbrohen në favor të individit, popullit zgjedhësit. Kishim të bënim këtu më një raport të drejtë, një akt që shkon drejtpërdrejt të njerëzit. Kërkohej një zëvendësim, dhe më tepër për kryeqytetin. Domosdoshmëria ishte jo vetëm politike. Politika kishte ndërhyrë për të ndryshuar mënyrën se si qeveriset vendi. Ndryshimet janë sociale, kulturore, ekonomike…Jemi duke ardhur në një aspekt interesant dhe pushtetin e shikojmë të na shërbejë...