Fushë-Krujë, eksploziv makinës së administratorit/ Zbardhet djëshmia e Ilir Locit

Fushë-Krujë, eksploziv makinës së administratorit/ Zbardhet djëshmia e Ilir Locit

Makina në pronësi të administratorit të Njësisë Administrative Fushë Krujë, Ilir Loci, është hedhur në erë pas shpërthimit me lëndë plasëse, mbrëmjen e së hënës (29 shtator). Automjeti ndodhej i parkuar në oborrin e një restoranti. Burime bëjnë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në gomën e përparme, në anën e pasagjerit, ndërsa dyshohet se autorët e kanë hedhur eksplozivin nga një rrugicë pranë restorantit, ku ndodhi ngjarja. Shpërthimi i fuqishëm u dëgjua në një rreze të gjerë, por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz, por shkaktoi dëmtime edhe në një tjetër automjet të parkuar aty pranë. Në lidhje me ngjarjen, Policia mori në pyetje administratorin Ilir Loci, i cili ka deklaruar se nuk ka konflikte.