Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dyshohet si vrasje mafioze, shqiptari në Belgjikë gjendet i varur në një tabelë në mes të autostradës
Të dielën Belgjika u trondit nga një ngjarje e paprecedentë, pasi trupi i një burri, që besohet të jetë me origjinë shqiptare, u gjet i varur në një tabelë rrugore. Trupi i pajetë u gjet nga policia në zonën e Anderlecht, pranë Qendrës tregtare Westland. “Trupi i një burri 29-vjeçar u zbulua në Unazën e Brukselit, pranë Anderlecht, në kufirin me Dilbeek”, konfirmoi kjo e fundit. Ky rast sipas mediave belge të kujton metodat e përgjakshme të përdorura nga bandat e trafikut të drogës, që kryejnë vrasje për të mbjellë frikë në Bruksel. Policia shkoi në vendngjarje, e shoqëruar nga Zyra e Prokurorit Publik të Brukselit, të cilët nuk përjashtojnë pistën e vetëvrasjes në këtë fazë. Megjithatë, rasti po cilësohet si një akt me dhunë ekstreme. Trupi u gjet...