“Dëshiroj të martohem me ty”/ ‘Përndiqte’ moderatoren e sportit, lirohet mjeku psikiatër nga Kosova

“Dëshiroj të martohem me ty”/ ‘Përndiqte’ moderatoren e sportit, lirohet mjeku psikiatër nga Kosova

Behar Kamberi, mjeku psikiatër që Policia e Tiranës e arrestoi pas një kallëzimi të bërë nga moderatorja sportive, Albana Bejko, e cila pretendonte se ishte përndjekur nga ai, është liruar. Disa mesazhe të lexuara nga gazetari Elton Qyno, tregojnë një ndjenjë sentimentale që mjeku kosovar Behar Kamberi, ka shfaqur ndaj moderators sportive. Mesazhe me tekste si: “…Të dua…dëshiroj të martohem me ty…” apo “…jeni shumë e bukur, dua tju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju…”, janë vlerësuar nga Prokuroria e Tiranës si një komunikim krejt normal dhe aspak shqetësues, intimidues, apo kanosës për jetën e moderatores sportive. Mbi të gjitha këto mesazhe të këqyrura nga Prokuroria, nuk përbëjnë shkak serioz për vijimin e mbajtjes në burg të Kamberit. Mjeku psikiatër është marrë në...