Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zgjedhjet për Tiranën, Bardhi: Presidenti do bëjë shkelje të rëndë nëse nuk respekton Kushtetuesen
Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, komentoi shkresën e kryeministrit Rama drejtuar Presidentit, e cila njofton për vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe pesë bashki të tjera. Bardhi tha se Presidenti Bajram Begaj do të veprojë sipas interesit të kryeministrit Edi Rama, çka do të përbënte një shkelje të rëndë të Kushtetutës. “Presidenti që është autoriteti për të shpallur zgjedhjet duhet të verifikojë procedurën para se të konstatojë ekzistencën e vakancës dhe të dekretojë datën e zgjedhjeve. Nëse vepron ndryshe, do të ishte shkelje e rëndë që sjell përgjegjësi ligjore,” tha Bardhi. Ai theksoi gjithashtu se Gjykata Kushtetuese, ku Erion Veliaj ka depozituar ankimimin për shkarkimin, duhet të njoftojë pezullimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për të shmangur përplasje institucionale. Bardhi ironizoi...