Java e dytë e Champions në Tring, sot zbresin në fushë pretendentët, Real, Inter, Bayern e Liverpool ndaj rivaleve modestë

Java e dytë e Champions në Tring, sot zbresin në fushë pretendentët, Real, Inter, Bayern e Liverpool ndaj rivaleve modestë

UEFA Champions League rikthehet sonte në Tring me një pjesë të dueleve të javës së dytë të fazës së ligës. Shumë prej skuadrave të mëdha të kontinentit zbresin në fushën e lojës me objektivin për të koleksionuar të tjera pikë të çmuara në renditjen e përgjithshme të këtij minikampionati. Gjithçka nis në 18:45 me dy sfida. Reali, rekordmen i Europës, udhëton në transfertën më të largët të Champions, në Kazakistan, për të luajtur ndaj Kairat Almaty, ekip debutues këtë sezon në këtë fazë të këtij turneu. Për kazakët, të cilët u mundën ndaj Sporting Lisbonë në ndeshjen e parë, kjo është një ndeshje historike, e kërkesa për bileta për sot ndaj Realit ka kaluar shifrën 300 mijë. Ndërsa Reali, që mundi me vështirësi Marsejën në...