Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Bota përshëndet marrëveshjen, liderët kërkojnë njëzëri zbatimin e planit amerikan
Një sërë reagimesh kanë ardhur pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për përfundimin e luftës në Gaza, në Shtëpinë e Bardhë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se “të gjitha palët duhet ta shfrytëzojnë këtë moment për t’i dhënë paqes një shans të vërtetë”. Ndërkohë, presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, u shpreh se e mirëpret propozimin e paqes të Donald Trump për t’i dhënë fund luftës: “Inkurajoj të gjitha palët që ta shfrytëzojnë tani këtë mundësi. BE-ja është e gatshme të kontribuojë. Armiqësitë duhet të përfundojnë me ofrimin e ndihmës së menjëhershme humanitare për popullsinë në Gaza dhe me lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve.” Një apel për finalizimin e marrëveshjes erdhi...