Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Nis punimet Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, opozita kërkon prezencën e Spiropalit: Të raportojë për vizitën në OKB
Ditën e sotme ka nisur punimet Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme, nën drejtimin e ish-ministrit të Jashtëm Igli Hasani. Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri parashtroi kërkesat e tij në nisje të komisionit. Kapri kërkoi që ministrja e re për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, të raportojë para komisionit për vizionin e Shqipërisë, vizitën në OKB dhe mungesën e kryeministrit Rama në Asamblenë e Përgjithshme. Ndërkohë, drejtuesi i Komisionit, Igli Hasani theksoi se Shqipëria ka një doktrinë të qartë të politikës së jashtme dhe se prezenca e ministres duhet të kërkohet me shkrim. Në komision u diskutua gjithashtu edhe për qëndrimin e Shqipërisë lidhur me planin e propozuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza, ku...