Aksidentet u ulën me 14.7% në janar-gusht, sjellja e drejtuesve të mjeteve mbetet problem

Aksidentet u ulën me 14.7% në janar-gusht, sjellja e drejtuesve të mjeteve mbetet problem

Numri i aksidenteve për 8 mujorin e vitit ka shënuar rënie me 14.7 për qind në raport me një vit më parë.Instituti i Statistikave publikoi shifrat e muajit gusht ku rezulton një numër më i ulët aksidentesh në raport me gushtin e një viti më parë dhe po kështu më pak të plagosur dhe persona që kanë humbur jetën.“Në muajin Gusht 2025 numërohen 159 aksidente rrugore, nga të cilët 229 personajanë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). * (Të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi).Gjatë periudhës Janar-Gusht 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 14,7 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare” thuhet në publikim.Arsyeja kryesore e aksidenteve duket se mbetet sjellja e shkujdesur e shoferëve...