Zbardhet dinamika e krimit në Tepelenë, dëshmia kyçe që “fundosi” autorin

Zbardhet dinamika e krimit në Tepelenë, dëshmia kyçe që “fundosi” autorin

Zbulohen detaje të reja për dinamikën e ngjarjes dhe mënyrën se si grupi hetimor i Policisë së Gjirokastrës ra në gjurmët e autorit të vrasjes së italianit Edoardo Sarchi. Kamber Sulçaj po udhëtonte me makinën e tij drejt stanit që kishte në pronësi, jo shumë larg vendit të ngjarjes. Rrugës është shkëmbyer me një makinë me të cilën po lëvizte Gazmend Braçi me disa miq të tij. Mes tyre ka nisur një debat për shkak të dritave të gjata që Braçi mbante, ndërsa Sulçaj e ka akuzuar se po e verbonte, duke lëshuar sharje dhe fyerje në drejtim të tyre, debat verbal që ka vijuar për disa minuta. Në vijim Gazmend Braçi është nisur me makinë drejt shtëpisë së tij më Salari, por autori i...