Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Balla: Rezolutën për gjenocidin pasi ta miratojë Kosova, mbështetja për UÇK-në e pakundërshtueshme
Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mbështetja ndaj komandantëve të UÇK-së nuk vihet në dyshim dhe është një qëndrim i palëkundur i mazhorancës. Ai theksoi se Shqipëria është e gatshme të miratojë një rezolutë në mbështetje të luftës çlirimtare, sapo Kuvendi i Kosovës të miratojë i pari një dokument të tillë. “Duke e bërë për turp Kuvendin e Shqipërisë, këtë nuk mund ta lejojmë! Sapo Kuvendi i Kosovës të bëjë detyrën që i takon, të miratojë një rezolutë ku të shprehet qartë se liria e Kosovës sot ka një emër: është meritë e popullit të Kosovës, meritë e UÇK-së dhe rezistencës së Ibrahim Rugovës, meritë e aleatëve, SHBA-ve dhe vendeve të tjera të NATO-s që...