Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Më ke zënë garazhin”/ I dëmtoi makinën një gruaje, e pëson 41-vjeçari në Tiranë
NJë 41-vjeçar ka përfunduar në telashe me policinë, pasi akuzohet se i ka dëmtuar makinën një gruaje. Ngjarja ndodhi në Tiranë. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 41 vjeç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka dëmtuar automjetin e shtetases L. A., me pretendimin se ishte parkuar në garazhdin në pronësinë e tij.”, sqaron policia.