Dosja “Sterilizimi”, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj

Dosja “Sterilizimi”, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj. Beqaj kërkon shfuqizimin e vendimeve të dhëna ndaj tij nga GJKKO, si dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ish-ministrit më 18 mars 2024 iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim, lidhur me dosjen e koncesionit të sterilizimit, Beqaj mori postin e kreut të Agjencisë në nëntor të vitit 2022 dhe dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar, kur Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nisi ndaj tij hetimet për koncesionin e Sterilizimit.