“Jam vlonjat unë, s’ka shanse në botë…”/ Ndërpreu mbledhjen e këshillit bashkiak Vlorë, flet i riu: Po jetoj në skamje

“Jam vlonjat unë, s’ka shanse në botë…”/ Ndërpreu mbledhjen e këshillit bashkiak Vlorë, flet i riu: Po jetoj në skamje

Një ditë më parë, një i ri nga Vlora u bë kryefjalë në rrjetet sociale, pas qarkullimit të pamjeve ku ai ndërpret mbledhjen e këshillit bashkiak të kësaj bashkie, me tone të larta dhe kërcënuese ndaj zyrtarëve. David Dano ka folur sot, ku ka treguar arsyen që e shtynë të reagonte në atë formë. Ai u shpreh se kërkon dëmshpërblimin për banesën, teksa shton se po jetojnë në skamje. “Po jetojmë në skamje, askush nuk ktheu përgjigje. Aktualisht jetoj në një banesë të pabanueshme, askush nuk do t’ia dijë. Kur kërkoj llogari në bashki, më drejtojnë nëpër ministri, delegojnë përgjegjësitë”, tha ai.