Vodhi 2 automjete për t’i shitur, pranga 43-vjeçarit (Emri)

Vodhi 2 automjete për t’i shitur, pranga 43-vjeçarit (Emri)

Një 43-vjeçar i cili vodhi 2 makina për t’i shitur ka rënë në prangat e policisë. Nga video e publikuar nga uniformat blu shihet qartë se si Elton Tafa hyn i qetë në një parking merr makinën dhe largohet. Sipas njoftimit të policisë njëra nga mjetet e vjedhura dy ditë më parë u gjet në qytetin e Durrësit. Vijon puna për gjetjen e makinës tjetër. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit nga një shtetase, për vjedhjen e automjetin që ajo kishte në përdorim, organizuan punën për zbardhjen e vjedhjes dhe gjetjen e automjetit. Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit “Qëllimi”, u kap dhe u vu...