Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
E rëndë në Kamëz, familjarët gjejnë pa shenja jete në banesë 38-vjeçarin
Një 38-vjeçar nga Kamza është gjetur i pajetë nga familjarët në banesë. Policia bën me dije se shtetasi A. B., është konstatuar nga familjarët pa shenja jete, teksa paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. Top Channel