Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndërkombëtarët, që ulërinin për kërpudhën, pse heshtin për Arubën?!
Nga Petrit Vasili/ Është fakt, ndonëse jo për t'u krenuar, se shqiptarët dhe politika shqiptare janë ndërkombëtaro-dipendente. Që në shpërgëjt e pluralizmit, kur ai sapo hapte sytë, ndërkombëtarët ishin aty dhe pjellën e shumëpritur, që lindi në dhjetor të viteve '90 e mbërthyen në duart e tyre. Ndërkombëtarët kanë bërë sistematikisht një superprotagonizëm kaq të ekzagjeruar sa që shpesh janë parë me indinjatë të thellë nga opinioni shqiptar. Dy standardet kanë qenë shpesh sjellja e papranueshme dhe destruktive e ndërkombëtarëve, që nga njëra anë ulërinin e kërcënonin për çështje tepër periferike dhe nga ana tjetër heshtnin turpshëm ose, më keq akoma, bënin alibinë e veprimeve shkatërrimtare të qeverisë. Ndërkombëtarët ulërinin për dëmtimin e një kërpudhe porcelani në oborrin e kryeministrisë gjatë protestave shumë masive të...