Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Skenë tronditëse në Bruksel, shqiptari gjendet i varur në tabelë, mediat: Metodë e karteleve meksikane
Pamje nga vendi i ngjarjes BRUKSEL- Të dielën e kaluar, trupi i një burri, i cili dyshohet se është me origjinë shqiptare, u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi në Bruksel. Ky rast rikujton metodat gjakatare të bandave të trafikut të drogës për të përhapur frikë në Bruksel. Mediat vendase shkruajnë se trupi dyshohet se i përket një 29-vjeçari, ndërsa vrasja cilësohet si një nga aktet më ekstreme të dhunës. SHKRIMI I SUD INFO Një ngjarje që nuk është parë më parë në Bruksel. Të dielën e kaluar, një kufomë u gjet e varur në një tabelë sinjalizimi në Bruksel. Policia shkoi në vendngjarje, e shoqëruar nga prokuroria e Prokurorit Mbretëror të Brukselit. “Trupi i një burri 29-vjeçar u gjet në Ring të Brukselit, pranë...