Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
20 vjet humbje, Bankers Petroleum renditet mes 11 kompanive më të mëdha të Shqipërisë për vitin 2024 me xhiro…
Kompania naftënxjerrëse e zotëruar nga kinezët rezulton të jetë mes 11 kompanive më të mëdha në Shqipëri për nga xhiro vjetore e deklaruar. Të dhënat janë të vitit 2024 dhe tregojnë qartësisht mashtrimin e kinezëve ndaj Tatimeve dhe institucioneve të tjera të shtetit shqiptar. Ndërkohë, edhe përse kinezët xhirojnë miliarda lekë çdo vit, duke gjeneruar fitim dhe të ardhura shumë të larta për llogaritë e tyre, 20 vjet me radhë “Bankers Petroleum Albania” deklaron vetëm humbje. Nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024, shoqëria ka deklaruar se ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e...