Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
GJKKO e liroi nga qelia, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu në SPAK për t’u marrë në pyetje
Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu është paraqitur sot në SPAK për t’u marrë në pyetje. Më 19 shtator Gjykata e Posaçme (GJKKO) ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi” për Fethaun, e cila akuzohet si e dyshuar për lidhjet dhe favorizimet me grupin e Suel Çelës të zbuluara nga përgjimet në aplikacionin Sky Ecc. Po ashtu emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste. Ish-gjyqtarja Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, të cilëve u ka dhënë informacione sekrete. Ish-gjyqtarja dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”....