Akuzat e Berishës ndaj kundërshtarëve, sondazhi: 67.1% e shqiptarëve nuk e besojnë kreun e PD

Akuzat e Berishës ndaj kundërshtarëve, sondazhi: 67.1% e shqiptarëve nuk e besojnë kreun e PD

Në ABC News ka vijuar emisioni i përjavshëm i sondazheve me çështjet që shqetësojnë më shumë shqiptarët, duke u kthyer kështu në zërin e tyre. Janë 1187 banorë që i janë nënshtruar anketës, përmes një linku dërguar atyre me SMS në mënyrë proporcionale në territorin e të gjitha bashkive, me një marzh të gabimit statistikor: plus/minus 2.9%. Pyetjes se sa u besojnë akuzave të PD, 67.1% e shqiptarëve janë përgjigjur se nuk u besojnë asnjëherë, praktikisht 2/3 e popullsisë, 15.1% u besojnë përherë dhe 17.6% u besojnë akuzave të opozitës me raste.